Fidel Ylli: Mos humbi kohë me bojkot, do i zgjidhim kërkesat e Ligës!
Liga Profesioniste konfirmoi në fillim të kësaj jave se nuk do të kthehet në fushë pa u plotësuar katër kërkesat, ku prioritet ka ligjin për sponsorizimet.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Fidel Ylli, negociatori i ngarkuar nga qeveria për të diskutuar me drejtuesit e futbollit, kritikoi bllokimin e shkaktuar në të gjitha nivelet, por dha sinjale pozitive për zgjidhjen e situatës.
“Duke vlerësuar paketën mbështetëse të sportit, me miratimin e ligjit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% në investimet infrastrukturore sportive, deputeti Ylli theksoi se zgjidhja e problemit të futbollit do t’i shërbejë të gjithë federatave të tjera sportive.
Në kuadër të reformës në sport, ka marrë disa nisma ligjore. Nuk jam dakord me një deputet që tha se qeveria po bën këto gjëra për fushatë elektorale. Këto nisma kanë disa muaj në parlament. Duke konsideruar Ligjin e Sportit si më të rëndësishmin ne menduam ta shtronim çështjen për debat në muajin shtator kur fillonte sesioni i ri. Në kuadër të nismave të reja në sport, ka marrë një nismë për të ndryshuar situatën në sport. Njëra ka qenë ndërhyrja në Kodin Penal, sepse ka patur dhunë për të rregulluar situatën në stadiume.
Kemi bërë një ligj për lehtësira fiskale për sa i përket sportistëve elitarë. Sporti ka shqiptar ka 30 vjet që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milionë euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.
A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri ka thënë do të investojmë në sport që të ulim shpenzimet në shëndetësi, sepse nuk duhet të përhapet obeziteti në shoqëri, nga alkooli, droga. Këto janë nisma. Kemi një nismë që të gjithë mallrat sportive që vijnë nga importi të mos doganohen. Është një lehtësi e madhe dhe për futbollin se materialet që dërgohen nga FIFA dhe UEFA të hyjnë në territorin tonë pa doganë.
Kemi ligjin 6% TVSH, por kam propozuar që do ta bëjmë dhe për privatët, jo vetëm për klubet. Nuk mund t’i kërkojmë qeverisë të bëjmë stadiume, por dhe privati të ketë mundësi të bëjë në tokën e tij një palestër, pishinë, fushë basketbolli, apo stadium. Më vjen mirë që dhe deputetë të tjerë po flasin për spoortin. Sporti nuk është një garë një kompeticion, është cilësi jete. Prandaj qeveria ka marrë disa nisma, që nuk kanë përfunduar.
Kemi Ligjin e Sponsorizimit që jam i pakënaqur dhe sot pas një muaji, FSHF-ja, Liga ka kërkuar që të ulet me të deleguarin e parlamentit dhe qeverisë për të folur me Ligën Profesioniste për faljen e taksave dhe ligjin e sponsorizimit dhe 6% TVSH për produktet e sportit, u kam thënë se nuk janë me presione dhe bojkote. Mos humbni kohë se prapë do të vini tek unë dhe ministrja e Financave që ne të arrijmë në zgjidhje. Pas një muaji bojkot, pas parlamentit, me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me ministren e Financave do të ulemi që ne të zgjidhim problemet e sportit. Duke zgjidhur problemet e futbollit, zgjidhim dhe problemet e federatave të tjera.
Në Europë nuk kemi vajtur me politikat tona. Nuk kemi vajtur as me ekonomi, as me ndonjë fushë tjetër, por me sport në Europë. Sepse kemi sportista kampionë Europe dhe bote,”- deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.
KOHA JONË SONDAZH

