FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA gjobit sërish Shqipërinë, shkak sjellja e tifozëve në “Loro Boriçi” kundër Italisë

Federata Shqiptare e Futbolli është gjobitur nga FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve në shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të luajtur kundër Italisë me 9 tetor në “Loro Boriçi”.

Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ndëshkoi me 5 mijë franga zvicerane FSHF-në për shkak të sjelljes së tifozëve që kanë ndezur flakadanë.

Shqipëria në këtë fazë kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” ka qenë shpesh nën vëzhgim nga FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve apo problemeve të tjera. Me gjobën e fundit shkon në 250 mijë euro shifra në total të cilën federata duhet të paguaj në organizatën më të madhe qeverisëse të futbollit në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?