‘FIFA indiferente ndaj transfereve të parregullta dhe jo transparente’

Agjenti italian Giovanni Branchini këmbëngul se ai dhe kolegët e tij kanë kërkuar rregulla por FIFA ka qëndruar e qetë për këtë çështje.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Branchini theksoi se në botën e transferimeve duhet të ketë rregulla të caktuara dhe nj sistem që ndëshkon shkeljet, shkruan “Football-Italia”.

“Shtatëdhjetë për qind e transfereve janë të parregullta? Kjo është fantazi. Një klub apo lojtar nuk është dënuar kurrë. Për të rregulluar këtë industri, duhet të ketë kontroll të vazhdueshëm. Mjaft me demagogjinë e improvizuar. Duhet të ketë rregulla të caktuara dhe një sistem që ndëshkon shkeljet, veçanërisht në aspektin e transparencës. Tani Federatat po grumbullojnë të dhëna agregate mbi të ardhurat e agjentëve dhe kryerjen e analizave për të kuptuar arsyet për shpenzime të caktuara. Ne garantojmë bashkëpunimin maksimal dhe kemi kërkuar të jemi partnerë me FIGC. FIFA, nga ana tjetër, ka qëndruar e qetë dhe indiferente. Në rastin e Donnarumma, agjenti i tij kishte një detyrë për të marrë kohën e tij, ndërsa me Pogban, mendoj se duhet ta kritikoj Manchester Unitedin.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?