FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA, Infantino uron Kukësin për titullin

FIFA uron skuadrën kampione të Shqipërisë, Kukësin. Nëpërmjet një letre dërguar në FSHF, numri 1 i institucionit kryesor të futbollit botëror uron skuadrën verilindore për titullin e parë kampion në historinë e skuadrës.

“Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës, dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre. Unë do të përcillja njëherësh edhe falenderimet e mia për ju dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”, theksohet në letër.

Një mesazh i qartë nga ana e FIFA-s për vëmendjen që po tregon ndaj futbollit shqiptar dhe zhvillimeve në Kategorinë Superiore. Letra është derguar në selinë e FSHF-së në datën 24 Maj, vetëm pak ditë pas suksesit të skuadrës verilindore në sfidën e parafundit të sezonit kundër Skënderbeut ku arriti të siguronte matematikisht titullin e parë kampion që e kualifikon edhe në fazën e parë të Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?