FIFA përjashton nga lista dy arbitra të njohur shqiptarë

Lorenc Jemini dhe Andi Koçi nuk mbajnë më stemën e FIFA-s dhe me sa duket për ta karriera ndërkombëtare ka përfunduar. Dy gjyqtarët kryesorë, të pezulluar pa afat nga FSHF për shkak të gafave që kanë bërë në drejtimin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore, tani janë zhdukur edhe nga lista e atyre që mund të drejtojnë aktivitete ndërkombëtare, duke lënë Shqipërinë me vetëm një gjyqtar.

Kjo lëvizje vjen nga vetë FSHF, e cila ka dënuar në këtë mënyrë të dy gjyqtarët shqiptarë për paraqitjet e dobëta. Jemini ishte prej shumë vitesh një gjyqtar ndërkombëtar me stemën e FIFA-s. Ndërsa Koçi mbijetoi vetëm pak muaj, pasi mori këtë stemë në fillimin e këtij viti, kur Bardhyl Pashaj u tërhoq nga arbitrimi për shkak të largimit nga Shqipëria.

Tani Shqipëria mbetet vetëm me një gjyqtar ndërkombëtar, Enea Jorgjin, por edhe ky i fundit është i “njollosur” nga paraqitjet e tij në këtë sezon. Edhe pse ai mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet gjyqtar i Kategorisë së Dytë në arenën ndërkombëtare, emri i tij do të mbetet gjatë në listën e të padëshiruarve të shumë klubeve shqiptare pas bëmave në ndeshjen e titullit mes Kukësit dhe Skënderbeut./ panorama sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?