Finalja e “Cardiffit”, “çmenduri” me çmimet e biletave

Do të jetë një finalë e madhe dhe natyrisht një sfidë e magjishme italo- spanjolle, ajo mes Juventusit dhe Real Madridit. Për të përjetuar një 90 minutësh magjik duhet të investosh një pasuri në kryeqytetin e Uellsit.

Kështu biletat në këtë moment startojnë nga 854 euro deri në 8000 euro. Kërkesat nga juventinët i kalojnë parashikimet e zakonshme, ndërkohë etje të madhe ka dhe në Spanjë megjithëse sukseset kanë qenë më të shpejta.

Finalja e sezoni 2016/17 ka nxjerr edhe cmimet e nxehta për letrën magjike. Cmimet janë publikuar në faqet e specializuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Livefootballticket” njoftoi se ka në dispozicion 1,182 bileta dhe çmimet e tyre fillojnë nga 854 euro deri në 5 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, në “Ebay” çmimi i biletës shkon deri në tetë mijë euro. Gjithsesi finalja luhet me 3 qershor dhe aq më shumë afrohet finalja, aq më lart shkon numri i kartmonedhave euro që duhet të paguash për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për nivel klubesh në planet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?