Finalja e Championsit, ja sa bileta do të kenë në dispozicion Liverpooli dhe Tottenhami
Liverpool dhe Tottenham do të kenë në dispozicion vetëm 16 mijë e 613 bileta secila prej tyre në finalen e madhe të këtij edicioni që do të zhvillohet në Madrid. Skuadra e “The Reds” ka njoftuar detajet e çmimeve për tifozët e tyre me bileta më të lira që kushtojnë 60 paundë, por ata përbëjnë vetëm 20 për qind të totalit të biletave.
Më pas 54% e biletave kanë çmim prej 154 paundë, 21% 385 £ dhe 5% 513 £. Tottenham, i cili mundi Ajax për të arritur në finale, nuk ka njoftuar detajet e çmimeve për biletat e tyre.
Uefa ka shitur 4,000 bileta për “tifozët në mbarë botën” për vendet në stadiumin “Wanda Metropolitano” me kapacitet 68 mijë spektatorë. Pjesa tjetër do të shkojë në komitetin organizues lokal, Uefa dhe shoqatat kombëtare, partnerët tregtarë, transmetuesit e ndeshjes. Ky është sezoni i dytë radhazi që Liverpooli luan në finalen e Championsit, pasi edicioni e kaluar u mundën 3-1 nga Real Madridi në Kiev. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

