Finalja e Conference League, mbyllen dhe shkollat e kopshtet më 25 maj

Në ditën e finales së Conference League, e cila zhvillohet më 25 maj në Tiranë, Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe institucionet arsimore të jenë pushim.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, njoftoi përmes një statusi në Facebook ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?