“Firon” mesfusha, tjetër largim nga grumbullimi kundër Turqisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit Migjen Basha për miqësoren ndaj Turqisë në 13 nëntor. Mesfushori i lindur në Lozanë të Zvicrës vuan ende problemet me kaviljen që dëmtoi në ndeshjen me Barin në Serinë B italiane.

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës dhe me një program të veçantë mesfushori i ekipit kombëtar, Migjen Basha është larguar këtë të enjte nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalia.

Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij. Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për këtë miqësorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?