Fitoi çmimin ‘The Best’, këto janë fjalët emocionuese të Ronaldos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messin dhe Neymar duke fituar çmimin “Lojtari më i mirë për Vitin 2017” nga FIFA.

Portugezi u shpreh tejet i lumtur për këtë triumf, i dyti radhazi,  teksa falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të arritur te ky sukses.

“Faleminderit tifozëve të Real Madridit, lojtarëve, trajnerit, presidentit, që më kanë mbështetur gjithë vitin”, tha portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është çmimi i dytë radhazi dhe me të vërtetë jam shumë i lumtur, kjo do të thotë shumë për mua. Është fantastike të jem këtu në mesin e lojtarëve të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur dhe faleminderit”, deklaroi Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?