Fitorja e dyfishtë ndaj Interit, Barcelona dje prezantoi “Iniestën e ri”

Barcelona arriti të mundë Interin me një rezultat 2-0 në fazën e grupeve të Champion League. “Blaugranat” bënë një paraqitje shumë të mirë, ku luajtën edhe lojtarët e blerë së fundmi, si mesfushori brazilian Arthur, që bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër skuadrës së Luciano Spalleti.

22-vjeçari, i cili erdhi tek Barcelona nga Gremio verën e kaluar, ka shkëlqyer kundër zikaltërve, duke treguar saktësi në pasime, vizion dhe një nivel të lartë teknike. Ai ishte shumë i qetë me topin në këmbë dhe shpeshherë dukej e pamundur për lojtarët e Interi-t t’ia largonin atë.

Arthur ngjante me Andres Iniesta-n në ditët e tij të lavdishme te klubi katalanas. Lëvizjet e tij dukeshin të njëjta me ato të mesfushorit, i cili tani luan për Vissel Kobe në Japoni. Në një moshë kaq të re, është mbresëlënëse që një lojtar të tregojë kaq shumë besim në një stadium kaq të vështirë si ai i “Camp Nou”, përballë kaq shumë tifozëve, por Arthur nuk dukej i shqetësuar nga kjo dhe luajti me qetësinë e një lojtari me eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje në momentin që doli nga fusha në minutat e fundit për t’i lënë vendin Vidalit, publiku vërshëlleu zgjedhjen e Valverdes dhe më pas duartrokiti paraqitjen e mesfushorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?