Fjalët e para të Solarit si trajner i Realit: Gjeta një situatë të dhimbshme
Santiago Solari, trajneri i ri i Real Madrdi ka dhën konferencën e parë pasi ka marrë drejtimin e “Los Blancos”. Ish-sulmuesi i madrilenëve ka folur par duelit të Kupës së Mbretit që do ta vendosë ndaj Melilla, por vëmendja ka qenë te gjendja që ka gjetur tek skuadra.
“Si e gjeta grupin? Në situatë të dhimbshme, por të etur për të rifilluar dhe për të ndryshuar situatën. Është një grup kampionësh, luftëtarësh që kanë fituar shumë trofe me këtë klub. Situata nuk është e lehtë, por unë jam i etur për ta ndryshuar.
A keni folur me Lopeteguin? Kjo i përket sferës private, dhe nuk dua ta komentoj.
Posti i përkohshëm? Të punosh te Reali është një mundësi e mrekullueshme dhe një punë e bukur. Kudo, jo vetëm si trajner i ekipit të parë. Kam djersitur për këtë fanellë në të kaluarën. Reali me madhështinë e tij na tejkalon të gjithëve, por dhe na përfshin”, deklaroi Solari. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

