FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flaka Olimpike niset drejt Pyeongchangut për lojërat dimërore

Flaka Olimpike u ndez sot në qendrën e Olimpit në Greqia gjatë një ceremonie të veçntë.

Ajo do të udhëtojë për më shumë se tre muaj para mbërritjes në Korenë e Jugut më 9 shkurt.

Ajo ka lënë sot qendrën antike të Olimpit për një udhëtim të gjatë që do të përfundojë më 9 shkurt me hapjen e Lojërave të Dimrit 2018 në Pyeongchang në Korenë e Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dielli ”ka refuzuar” këtë herë të marrë pjesë, zëvendësuar nga një mjegull e mëngjesit dhe flaka ka qenë e pamundur të ndizet nga një rreze drite në një pasqyrë parabolike ashtu si e kërkon tradita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk e ka penguar ceremonialin që zhvillohet çdo dy vjet në qendrën e lojërave antike, në jug të Peleponezit.

Sportisti i parë i flakës ishte sot skiatori dhe atleti grek 24-vjeçar, Apostolos Angelis dhe i dyti ish-futbollisti ndërkombëtar koreano-jugor Park Ji-sung, 37 vjeç, që ka luajtur për Manchester United dhe Eindhoven.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?