Flamurtari i shkakton humbjen e radhës Kukësit në Kamëz (VIDEO)
Kukësi pëson një tjetër humbje në Kategorinë Superiore. Skuadra verilindore është mundur 1-2 nga Flamurtari në duelin e zhvilluar në Kamëz.
Vlonjatët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 29-të. Pas një rrëmujë në zonë, Veliu godet, por ndalet nga Shameti në vijën fatale, ndërkohë që më pas topi sërish në këmbët e tij, por këtë herë ishte e thjeshtë për mbrojtësin e Flamurtarit për të shënuar. Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejt, Danilo Alvesh kombinon me Bushic dhe më pas me një goditje në hyrje të zonës, i shënon Kukësit golin e dytë.
Fillimi i pjesës së dytë është shumë i mirë për Kukësin, që gjen golin e shpresës me Spehar, i cili shfrytëzoi më së miri me kokë një krosim të Kordeiros nga krahu i majtë. Pas kësaj fitoreje, Flamurtari ngjitet në kuotën e 18 pikëve, 1 më pak se skuadra verilindore. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

