Flick: Shpresoj që Yamal të mos ketë një dëmtim serioz

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, komentoi fitoren minimale 1-0 ndaj Celta Vigo, duke theksuar vështirësitë që hasi skuadra e tij në këtë përballje.

“Janë ndeshje ku duhet të dish të vuash dhe e bëmë këtë. Në fund rëndësi kanë tre pikët”, u shpreh Flick, duke pranuar se katalanasit nuk zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer.

Vëmendja kryesore mbetet te gjendja e Lamine Yamal, i cili u largua nga fusha pas golit të fitores nga pika e bardhë. “Duhet të presim analizat. Ndjeu diçka dhe shpresojmë të mos jetë serioze. Është për të ardhur keq për ne”, deklaroi trajneri gjerman. Ndërkohë, për João Cancelo ai u shpreh më optimist, duke lënë të kuptohet se problemi nuk është i rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në fund të ndeshjes: “E pashë pamjen dhe është e vështirë të kuptohet vendimi i VAR-it, por duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë përpara pa justifikime”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Flick kërkoi fokus maksimal për sfidën e radhës ndaj Getafe, duke theksuar se skuadra ka mungesa të rëndësishme si Raphinha, Marc Bernal dhe Andreas Christensen, por pavarësisht kësaj, ekipi tregoi karakter në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?