Fonseca: Juvja më e fortë se fazën e parë, por jemi gati!
Në prag të ndeshjes kundër Juventusit, trajneri i Romës Paulo Fonseca analizoi potencialin e ekipit kundërshtar, trajnerin e të cilit ai e admiron:
“A jemi ne apo ata më të fortë? Nuk më pëlqen të bëj këtë lloj vlerësimi, janë dy skuadra të ndryshme. Ata janë shumë të fortë me një trajner të shkëlqyeshëm, është një ekip i ndryshëm nga ai që filloi sezonin.
Janë më dinamikë dhe të sigurt, kanë individualitete të mëdha. Ne jemi në një moment të mirë, jemi të sigurt për atë që bëjmë dhe të bindur.
Çështja Dzeko? Nuk kam gjë për të shtuar për këtë çështje. Kemi folur, Dzeko është stërvitur, por kapiteni do të jetë Cristante”, deklaroi Fonseca.
KOHA JONË SONDAZH

