Forma e dobët me Realin, ylli francez rrezikon të mos grumbullohet për Kupën e Botës

Mesfushori i Real Madrid, Eduardo Camavinga, po përballet me një moment delikat në karrierën e tij, që mund t’i kushtojë edhe pjesëmarrjen me kombëtaren franceze në Botërorin e kësaj vere.

Sipas raportimeve të medias franceze Téléfoot, forma e dobët gjatë këtij sezoni, e shoqëruar me aktivizim të kufizuar dhe paraqitje të paqëndrueshme me madrilenët, ka ndikuar negativisht në vlerësimin e tij nga stafi teknik i Francës.

Në hierarkinë e mesfushës së “Gjelave”, Camavinga ka humbur terren ndaj disa emrave të rëndësishëm si N’Golo Kanté, Manu Koné, Adrien Rabiot, Aurélien Tchouaméni dhe Ëarren Zaïre-Emery, duke e vënë në një pozicion të vështirë për përfshirjen në listën përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkurrenca e fortë në repartin e mesfushës dhe numri i madh i alternativave cilësore që ka në dispozicion stafi teknik e bëjnë edhe më të komplikuar rikthimin e tij në planet e kombëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?