FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Brazili dhe Belgjika kërkojnë një vend në gjysmëfinale ndaj Francës

Sonte në mbrëmje Franca do të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Brazili dhe Belgjika do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Kazan Arena”. Në letër kjo cilësohet ndeshja më e bukur e kësaj faze, ndërmjet dy prej skuadrave më të talentuara të Kupës së Botës.

“Seleçao” nuk pëson gol prej ndeshjes së parë në grupe ndaj Zvicrës dhe mund të mbështetet te klasi i Neymar, ndërsa përfaqësuesja belge kaloi me sukses testin e vështirë ndaj Japonisë, ku me përmbysjen e rezultatit, duke shënuar tre gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brazili në 9 ndeshjet e fundit në 8 raste nuk ka pësuar gol. “Selecao” i gëzohet rikthimit të Marcelos nga minuta e parë, ndërkohë që në mesfushë nuk do të luajë Casemiro por Fernandinho. Në krahun tjetër Belgjika kundërpërgjigjet me vetëm një ndryshim në formacionin bazë, teksa Chadli, që shënoi golin e fitores ndaj Japonisë, ka fituar një vend titulluari ndaj Carrasco.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?