Formacionet zyrtare/ Uruguai sfidon Francën pa Cavanin, ja zgjedhjet e trajnerëve

Kupa e Botës tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe më të bukur, me sfidat çerekfinale që pritet të dhurojnë shumë emocione. Pas pak minutash në stadiumin “Nizhni Novgorod”, ku Franca përballet me Uruguain, në një duel delikat.

Skuadra e Deschamps është një prej kandidateve për titullin botëror, ndërsa në favor të tyre është edhe dëmtimi i Edinson Cavanit, një i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli. Vendin e tij do ta zërë Stuani, ndërkohë që në mesfushë bie në sy edhe prezenca e Nandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër në mungesë të Matuidi të pezulluar për shkak kartonësh, teksa vendin e tij do ta zërë Tolisso. Vëmendja kryesore në këtë sfidë shkon për talentin e bluve Kylian Mbappe, që është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në historinë e Botërorit, pas të madhit Pele.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistikat e përplasjeve direkte nuk flasin në favor të Francës, që ka fituar 1, barazuar 4 dhe humbur 3 herë ndaj Uruguait, me golaverazh të përgjithshëm 4/8. Në takimet që i përkasin finaleve të Botërorit Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke barazuar 2 dhe humbur 1 herë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?