Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 35-të në “Abissnet Superiore”

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi përballje të forta dhe paraqitje të spikatura nga disa prej futbollistëve të kampionatit, të cilët u dalluan me performancën e tyre në ndeshjet e mesjavës.

Formacioni më i mirë i kësaj jave nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave është ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Fabian Vera i Tiranës, Aurel Marku i Bylisit, Naser Aliji i  Dinamo City-t dhe Aliyev i Egnatia-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfusha përbëhet nga Rafael i Tiranës dhe Fernando i Egnatias. Në repartin e avancuar ofensiv janë përzgjedhur Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamo City-t dhe Irgi Kasalla i Vorës.

Në majën e sulmit qëndron lojtari i Bylis, Pedro, i cili spikati me paraqitjen e tij në këtë javë të kampionatit në ndeshjen ndaj Elbasanit.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Orges Shehi i Tiranës, pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Vllaznisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1474 (15.6%)
Jo 7971 (84.4%)

Vota totale: 9445