Formacioni më i mirë i javës së parë në Seria A
Seria A zhvilloi javën e parë, ku nuk munguan golat dhe spektakli. Të gjitha skuadrat e 7 vendeve të para arritën që të fitonin ndeshjet e tyre respektive.
“Goal.com” duke parë paraqitjet e javës së parë, ka stiluar dhe formacionin më të mirë sipas saj. Në të Juventusi, Milani, Napoli dhe Roma kanë nga dy futbollistë.
Në portë është Falcone nga Lecce, në mbrojtje, Dumfries në krahun e djathtë, Toloi dhe Mancini në qendër, ndërkohë që në të majtë është Hernandez. Në mesfushë para tre janë Cristante dhe Zielinski. Në sulm, Di Maria dhe Kvartskhelia mbështesin Vlahovic dhe Rebic. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

