FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ 6 transfertat e bujshme, ja formacioni i Milanit për sezonin e ardhshëm

Milani nuk njeh limite në merkato pasi deri në këto momente ka zyrtarizuar transferimin e 6 lojtarëve të cilët pritet t’i ndryshojnë fytyrën skuadrës kuqezi.

Kualifikimi për në Champions dhe renditja mes 3 skuadrave më të mira në Serie A është objektivi kryesor i Milanit për sezonin e ardhshëm, shkruan SYRI.net.

Nën drejtimin e pronarëve të rinj, Milani pritet të ndryshojë më shumë se gjysmën e skuadrës ku 6 lojtarë pritet të veshin fanellën kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që më parë Milani ka zyrtarizuar blerjen e Musacchio (Villarreal), Kessie (Atalanta), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), André Silva (Porto) dhe Borini (Sunderland).

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për Milanin ky është vetëm fillimi pasi skuadra e drejtuar nga Montella pritet të bëjë të tjera lëvizje të bujshme në merkaton verore.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?