FOTO/ Antoine Griezmann gjen lojtarin që do fitoj ‘Topin e Artë’
Futbollisti francez, Antoine Griezmann mendon se Gigi Buffon është kandidati potencial për ta fituar çmimin e Topit të Artë,
Sulmuesi i Atletico Madridit ishte i nominuar në treshën e më të mirëve, ku Cristiano Ronaldo doli fitues për vitin 2016.
Por, gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve thotë se Buffon duhet ta fitoj Ligën e Kampionëve për t’u bërë lojtari më i mirë në Botë transmeton IndeksOnline.
“Juventusi duhet ta fitoj Ligën e Kampionëve, prandaj Gigi Buffon do ta fitoj Topin e Artë”, ka thënë Grizi.
Buffon mbrëmë u shpall kampion i Kupës së Italisë me Juventusin, duke mposhtur Lazion në finale, ndërsa janë afër titullit të Serie A-s dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
KOHA JONË SONDAZH



