FOTO/ Arsenali arrin marrëveshjen, sulmuesi udhëton drejt Londrës
Arsenali është treguar e gatshme të paguajë 48 milionë Sterlina për sulmuesin e Lionit, Alexandre Lacazzette.
Sipas medieve franceze, marrëveshja është arritur ndërsa 26-vjeçari ka prerë biletën për në Londër për të kryer testet mjekësore me klubin e ri, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Lacazzette do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me “topcinjtë”, ndërsa paga që do të përfitojë futbollisti ende nuk është zbuluar.
Sulmuesi francez e kishte bërë të qartë se do të largohej nga Lioni me destinacion të mundshëm Atleticon e Madridit, por pezullimi i merkatos së Los Colchoneros nga FIFA, e bëri të pamundur vënien e tij nën urdhrat e Simeones.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

