FOTO/ Banderolë në Palermo, tifozët shqiptarë i kërkojnë ndjesë Italisë

Pak më shumë se një javë nga ndeshja Itali-Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, tifozeria shqiptare rikthehet në këtë stadium me një parullë gjigande ku i kërkon falje Italisë për episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë zhvillimit të asaj ndeshje.

Me ngjyrat e flamurit italian në këtë parullë shkruhet: “Italia, Palermo ndjesë. Për Shqipërinë ishte një festë, për rrugaçët jo!”.

Në një sfond të bardhë në fund të këtij mbishkrimi shfaqen flamujt kombëtarë të Shqipërisë e Italisë të bashkuar me njëri-tjetrin.
itali-shqiperi-470x353

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?