FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto/ Dedikimi “Për Vichai” revolton tifozët anglez: A je i çmendur?

Demarai Gray ishte heroi i Leicester City-t, në fitoren 1-0 që “dhelprat” morën në transfertën uellsiane ndaj Cardiff City.

22 vjeçari shënoi golin e vetëm, por ndryshe nga ekzekutimi i tij, vëmendjen e mori vendimi i gjyqtarit kryesorë. Grey e festoi golin në një mënyrë tepër të veçantë. Ai hoqi fanellën teksa golin ia dedikoi presidentit të ndjerë të klubit Vichai Srivaddhanaprabha.

Një veprim që u dënua nga kryesori i cili vendosi ta ndëshkojë me karton të verdhë. Kaq u desh dhe në Angli shpërthyen revoltat ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale, gjyqtari është kthyer në një njeri të urryer, ndërsa më poshtë po iu sjellim disa reagime të tifozëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

A keni zemër arbitër?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?