Foto/ Dhurata më e ëmbël?
Mohamed Salah është njeriu i momentit te Liverpool, me yllin egjiptian që vazhdon të mahnisë me fanellën e “The Reds”. Shfaqja më e fundit ishte ajo e mbrëmjes së shkuar ndaj Crvena Zvezda, ku sulmuesi shënoi një dopietë në fitoren 4-0 që Liverpool mori kundër serbëve.
Salah u zëvendësua në minutën e 73-të, por pas fishkëllimës përfundimtare, vrapoi tek një mbështetës në rrjeshtin e parë, i cili ishte i veshur me një hixhab dhe mbante një banderolë ku shkruhej: “Unë kam ardhur nga Egjipti për ju “.
Por supriza e tifozit nuk mbaroi me kaq. Ai kishte blerë një pako me çokollata për Salah, i cili nuk nguroi t’i marrë, ndërsa në këmbim i dha fanellën e tij. Një skenë që solli duartrokitje nga të pranishmit në “Anfield Road”.
Me dopietën ndaj Crvena, Salah vendosi një rekord fenomenal me bluzën e Liverpool. Ai shkoi në kuotën e 50 golave me fanellën e kuqe, një rekord të cilin e ka arritur në 65 takime me ta.

KOHA JONË SONDAZH

