Foto/ Luftëtari publikon mesazhin ku i kërkohet lojtarëve të tolerojnë ndeshjen me Tiranën
Klubi i Luftëtarit duket se po lufton në çdo mënyrë për të mos u dorëzuar nga presioneve të jashtme që kërkojnë manipulim të rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Tiranës.
Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori. Sipas tyre, tashmë ka ardhur një mesazh në programin Viber që kërkon tolerim të bardhebluve të cilët rrezikojnë seriozisht mbijetesën në rast se nuk fitojnë sot.
Reagimi i plotë i Luftëtarit

“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qënë mbi tavolinen e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në Prokurori.
NUMRAT QË KANË DERGUAR MESAZHE GJATË DITËS SË SOTME, PËR TA SPECIFIKUAR NË VIBER, PËRVEÇ ASAJ PËRGJIGJEJE QË KANË MARRË NË MESAZH, DO TË SHKOJNË DHE NË PROKURORI. TË MENDOSH SE MESAZHI KU KËRKON TOLERIM NË VIBER NUK PËRBËN PROVË, PËRVEÇSE NDYRËSIRA, TREGON QË JENI DHE INJORANTË!”
SMS-ja e mbërritur në telefonin e një prej futbollistëve gjirokastrit:

“Ç’më doje”
“Si ma bëre gjumin”
“Mo çuni”
“Mirë mo ti”
“Mirë”
“Vetëm je aty”
“Po vetëm dola mënjanë”
“Pse çfarë ke më thuaj”
“Bëhet dot gjë sikur ta tolerosh pak sot Tiranën”
“Jo jo shumë faleminderit nuk bëj dot nga këto gjëra”
/panorama
KOHA JONË SONDAZH

