FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Marseille-PSG, formacionet zyrtare. Supersfida nis me nderimet për Lorik Canën

Në orën 21:00 në “Vellodrome” të Marseilles do të luhet suprsfida e javës së 10-të të kampionatit francez mes Olimpikut vendës dhe PSG.

Mbrëmja e sotme do të dhurojë një përballje spektakolare dhe tejet të dyluftuar, për shkak të rivalitetit të vjetër midis dy skuadrave.

Megjithatë, jo rastësisht kjo ndeshje merr një vëmendje të jashtëzakonshme për shqiptarët, pasi do të jetë pikërisht kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana, ai që do të shkelmojë topin e parë përpara nisjes së takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseille.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë gjithashtu një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumirë për ish-kapitenin e tyre, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Europianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?