FOTO/ Messi lojtari i muajit në La Liga. Por fshihet një sekret tek ky çmim
Lionel Messi ka shënuar 51 gola në 49 paraqitje këtë sezon dhe në total ka realizuar 504 gola për Barcelonën – më së shumti në historinë e klubit.
Sulmuesi 29-vjeçar fitoi çmimin ‘Lojtari i Muajit’ prilli pas realizimit të tetë golave në gjashtë ndeshje të La Ligës, përkatësisht duke ka mposhtur portierët e Sevillës, Real Sociedadit, Real Madridit dhe Osasunës shkruan Telegrafi.
Por, është interesant fakti se kjo është vetëm hera e dytë në karrierë që argjentinasi e fitoi këtë çmim.
Messi ka shënuar deri më tani 35 gola në La Liga duke lënë shumë poshtë rivalët për të fituar titullin e golashënuesit të ligës elitare spanjolle ‘Picici’.

KOHA JONË SONDAZH

