FOTO/ Ndryshon formacioni i Skënderbeut në Europa League
Të enjten e 13 korrikut Skënderbeu do të përballet me klubin kazak, Kairat Almatin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë në Europa League.
Ndryshe nga turi i parë, Skënderbeun e pret një ndeshje mjaft e vështirë, por të besuarit e Ilir Dajës janë të bindur për të kaluar edhe këtë fazë.
Ndryshe nga sa kemi parë deri tani në Superligë apo dy ndeshjet e para në Europa League, bardhekuqtë e drejtuar nga Ilir Daja pritet që të ndryshojnë rreshtimin dhe vendosjen në fushë. Daja po ëprgatit kurthin e tij për këtë duel.
Skënderbeu në këtë ndeshje pritet që të kalojë nga një rreshtim 4-33 në një 4-5-1 të pastër. Daja ka kërkuar një mesfushë të ngjeshur dhe shumë të fortë fizikisht duke u munduar për të fituar çdo përballje të mundshme me ekipin kundërshtar.
‘Panorama Sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Skënderbeut në Europa League.

KOHA JONË SONDAZH

