FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Nuk do t’i besoni syve, Messi luan në fushë, sozia e tij e ndjek në ‘Camp Nou’

Një “plesht” luan në fushë, një tjetër “plesht” shihet në shkallët e stadiumit. Koinçidencë e rrallë, por me një ngjashmëri të llahtarshme, saqë të lë pa mend.

Barcelona triumfoi ditën e shtunë 2-0 përballë Malagës, me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, me këtë të fundit që përfitoi nga asisti i dhënë nga Lionel Messi.

Megjithatë, njerëzve më të vëmendshëm të ndeshjes, ndoshta tifozë të Barcelonës, nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Në shkallët e stadiumit ishte një tifoz, sozi e futbollistit argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për iranianin, Reza Parastesh, i cili mundohet gjatë gjithë kohës të kopjojë Leo Messin. Ai ishte në “Camp Nou” dhe pa skuadrën e zemrës të fitojë 2-0 kundër Malagas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reza Parastesh më parë ka takuar edhe Iker Casillasin, i cili kishte mbetur i befasuar me ngjashmërinë e iranianit me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ai nuk arriti ta takojë Messin, por pa atë teksa po hynte në “Camp Nou” para ndeshjes me Malagan.

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?