FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Përfundon gjithçka, Milani transferon këtë super-sulmues

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata në fund të sezonit do largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi së fundmi raportohet se ka arritur një marrëveshje me klubin e Milanit.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, ndërsa Milani do të derdhë në arkat e Real Madridit plot 60 milionë euro, transmeton SYRI.net.

Sulmuesi spanjoll me kontratën e re të ofruar nga MIlani pritet të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të hapësirave të limituara 24-vjeçari do të largohet nga “Santiago Bernabeu” ndërsa pronarët e rinj të Milanit nuk do të kursehen financiarisht për një lojtar cilësor si Morata i cili ofron garanci në repartin e sulmit, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Morata do të zëvendësojë Carlos Bacca i cili do të largohet nga Milani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?