FOTO/ Wayne Rooney humbet 600 mijë euro për 2 orë

Kohë të vështira këto për Wayne Rooney, tashmë jo më një pikë referimi te Manchester United. Në fakt, një dëshmitar okular ka deklaruar për “The Sun” se sulmuesi anglez ka humbur gati 600 mijë euro (rreth 500 mijë sterlina), në vetëm dy orë në casino. “Mbërriti në mesnatë, në mesjavë, kur në casino nuk kishte shumë njerëz. Shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 2 të mëngjesit. Wayne po luante në mënyrë të pakontrolluar. Fiksonte tavolinën dhe fishat, duke vënë baste të vazhdueshme në ruletë dhe në lojën “Black Jack”. Ndërkohë që luante, konsumonte edhe birrë, por nuk ishte i dehur. Ishte gati i magjepsur nga loja. Kur ishte te ruleta, vendosi shumë baste për të kuqen dhe gjithashtu te numrat tek. Vazhdonte të humbte shumë, por kjo e shtynte që të luante edhe më shumë”, citon “The Sun” burimin që ishte dëshmitar okular i ngjarjes, shkruan telesport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?