Frajburgu i Abrashit barazim me Hertën, derbi i mbijetesës mes Këlnit dhe Verderit mbyllet pa gola

Ndahen me nga një pikë të dyja sfidat e javës së 9 të Bundesligës gjermane, Këln-Verder Bremen e përfunduar me shifrat e barabarta 0-0, me të dyja skuadrat që ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes.

Po ashtu edhe 1 pikë për sfidën tjetër midis Frajburgut dhe Hertës së Berlinit që përfundoi me barazimin 1-1.

Të parët në avantazh kaloi skuadra e Abrashit në minutën e 52 me autor Haberer, më pas skuadra kryeqytetase e Hertës së Berlinit reagoi duke barazuar shifrat në 1-1 me një 11-metërsh nga Salomon Kalu në minutën e 81. Kjo pikë nuk është se i kënaq të dyja skuadrat sepse ndodhen në një moment të vështirë./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?