Frakturë në këmbë, ylli i Italisë humbet “Euro 2024”

Nicolo Zaniolo do të mungojë në Kampionatin Europian të ardhshëm të futbollit për shkak të lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionat mes Aston Villa dhe Liverpoolit.
Ish-lojtari i Romës, që luan në Premier League me Aston Villa, si i huazuar nga Galatasaray, ka pësuar një mikrofrakturë në këmbë. Një dëmtim që do ta lërë 24-vjeçarin jashtë fushës për të paktën një muaj.
Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “axurre”, që luan në Europian si kampionë në fuqi. Italia është një nga rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, bashkë me Kroacinë dhe Spanjën.
KOHA JONË SONDAZH

