Franca e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Uruguait (VIDEO)

Franca e ka mbyllur në avantazh minimal 1-0 pjesën e parë. Kylian Mbappe kishte një mundësi të artë në minutën e 15-të, kur u gjend i lirë në zonë, por goditja e tij me kokë është e dobët, dhe përfundon mbi traversë. Uruguai përpiqet që të reagojë, dhe në minutën e 35-të, krijojnë një rast të rrezikshëm me Vecinon, i cili provoi me një goditje në hyrje të zonës.

Franca kaloi në avantazh në minutën e 40-të, pas një goditje dënimi, Griezmann krosoi në zonë për Varane, i cili e ka shoqëruar mjaft bukur me kokë në rrjetë. Uruguai u përgjigj shumë shpejt me Caceres, goditja e të cilit me kokë u prit në mënyrë spektakolare nga Lloris, ndërkohë që më pas Godin goditi shumë keq shumë pran portës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?