FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“France Football” veç Topit të Artë i bëri një dhuratë speciale Ronaldos për vajzën e porsalindur

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.

Ylli i Real Madridit sërish është shpallur lojtar i vitit sipas revistës së mirënjohur franceze “France Football”.

Veç dhuratës kryesore për futbollistin portugez, ky medium kishte menxduar edhe për një dhuratë për të fejuarën e lojtarit, Georgina Rodriguez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, gazeta ka menduar t’i dhurojë një veshje për vajzën e vogël të Ronaldos të pagëzuar me emrin Alana Martina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo me këtë i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi që i kishin bërë familjes së portugezit.

Edhe Ronaldo ka folur pas marrjes së trofeut të çmuar për të pestën herë në karrierë, katër herë me fanellën e Realit dhe një sa ishte lojtar i Manchester Unitedit.

Ndryshe, ceremonia madhështore është zhvilluar në kryeqytetin francez të Parisit, ku ishin të pranishëm shumë legjenda të futbollit duke përfshirë brazilianin Ronaldo, Roberto Carlosin dhe Raulin, të cilët kanë folur për arritjet e portugezit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?