FSHB vjen me risi, psikologe për skuadrat shqiptare

Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë një risi, duke sjell në Tiranë një psikologe për të trajnuar trajnerët tanë, se si ta përgatisin skuadrën përpara duele të rëndësishme. Psikologia, Aysim Altay ka nisur një cikël mësimi ndaj trajnerëve që drejtojnë ekipet shqiptare të basketbollit, ku i ka vendosur përballë situatave të caktuara.

“Ajo që do të flasim sot është ana psikologjike e trajningut. Trajneri përballet me situata të ndryshme. Unë do të theksoja se ndërtimi i skuadrave është bazik për atë që kërkojmë. Duke bërë dhe duke kërkuar sukses ne ndërtojmë personalitete njerëzore. Mendoj se ky seminar do të ndihmojë trajnerët që të jenë më të vetëdijshëm për të pasur skuadra më të bashkuara dhe më të suksesshme.”-tha Altay.

Për sa i përket përgjegjësive dhe moralit të trajnerit përpara ndeshjeve, foli edhe presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është ajo që na duhet. Para 3 vitesh kam kërkuar një trajnues vetëm për këtë pikë. Sepse trajnerët e ekipeve shqiptare hyjnë në ndeshje të humbur. Trajnerët më të mirë sot të sporteve në botë, janë trajnuesit më të mirë të bizneseve në gjithë botën. “-përfundoi Ponari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë event ishin të pranishëm trajnerë të ekipeve të moshave dhe femrave dhe gjithashtu trajnerë të ekipeve kombëtare shqiptare.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?