FSHF: Perfundon turi promovues i Akademise se Arbitrimit, ne shtator nis projekti

Përfundoi turi i promovimit për Akademinë e Arbitrimit, qe pas një fushate kombëtare të prezantimit nëpër Universitetet e ndryshme në Shqipëri, ka nxjerrë konkluzionet përkatëse edhe në një dalje publike në FSHF te merkuren, nëpërmjet prezencës të Presidentit të Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati dhe Koordinatorit kryesor të Projektit për Akademinë, Sokol Jareci.

Afro 150 aplikantë do të jenë gati në muajin shtator në fillimin e kësaj shkolle të mirëfilltë arbitrimi për të bërë rekrutimet e mundshme në një kohë që Jareci përcolli edhe faktin që ky projekt do të ndahet në 2 faza. Nga data 14 deri 28 shtator do të zhvillohet në Korçë, më pas në Tiranë dhe në janar 2018 do të jetë etapa e radhës po me këtë grup. Janë mbi 25 vajza në këtë grup të parë aplikantësh të cilat kanë vendosur të jenë në këtë Akademi dhe të zgjedhin të arbitrojnë.

Sidoqoftë, ben te ditur FSHF-ja, aplikimi mbetet ende i hapur dhe online në faqen zyrtare të FSHF-së në WEB, fshf.org për këdo që dëshiron të marrë pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?