Futbollistët e Barcelonës marrin dhuratë nga një makinë të re të personalizuar
Sergio Busquets, Gerard Pique, Ter Stegen, De Jong, Lenglet, Braithwaite, Riqui Puig, Pedri, Trincao, Dest dhe Pjanic kanë qenë disa nga futbollistët e Barcelonës që kanë testuar dhe marrë automjetet e tyre të markës Cupra si pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit midis klubit katalanas dhe firmës spanjolle të makinave sportive.
Për të zyrtarizuar marrëveshjen, Barcelona organizoi një event në Ciudad Deportiva Joan Gamper duke mbledhur së bashku 19 futbollistë nga klubi katalanas.
Lojtarët e Barça-s patën mundësinë të zgjedhin modelin e tyre të preferuar të automjetit dhe përveç kësaj, ata kishin mundësi që të konfiguronin dhe personalizonin automatikisht makinat sipas dëshirës së tyre. /R.Lika-Koha Jone/





KOHA JONË SONDAZH

