Futbollisti i njohur dënohet me 50 ditë burg në Danimarkë

Nicklas Bendtner, është dënuar nga gjykata daneze me 50 ditë burg, pasi u shpall fajtor për agresion. Ish-sulmuesi i Arsenalit, i theu nofullën një taksisti, pasi ishte i pakënaqur për tarifën që duhet të paguante.

Bendtner, i cili aktualisht luan me Rosenborg-un, kishte dalë për të festuar në Kopenhagën bashkë me të dashurën dhe u zu me taksistin për tarifën prej 6 eurosh që duhej të paguante.

Ngjarja ndodhi në shtator dhe sot gjykata e shkallës së parë mori vendimin. Vetë avokati i lojtarit tha se ai do ta apelojë vendimin, kështu që ndaj tij nuk u mor masa e arrestit. Ai i ka kërkuar falje të dëmtuarit, të ciline qëlloi me grusht dhe shkelma dhe kërkoi që akuza të pushohej, por gjykata e dënoi, pasi pa videon e filmuar në taksi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?