Gafë e portierit, Reali zhbllokon sfidën ndaj Atalantës me Benzema (VIDEO)
Sporti E Martë, 16 Mars 2021 21:40
Real Madrid ka arritur që të zhbllokojë duelin e kthimit ndaj Atalantës duke hedhur një hap drejt kualifikimit. Në minutën e 34-t, Sportiello gabon rëndë duke i dhuruar topin Modric, ky i fundit shërben Benzema brenda zonës.
Francezi është i pagabueshëm në zonën e rreptësisë duke e dërguar në kuadrat. Reali tashmë udhëheq 2-0 me rezultat të përgjithshëm.
KOHA JONË SONDAZH

