Gasperini më në fund beson te Berisha: Ka ardhur radha e tij

Etrit Berisha ka humbur postin e titullarit këtë sezon në Seria A te Atalanta, teksa tashmë cilësohet si zëvendësues i italianit Gollini. Trajneri Gasperini ka humbur besimin ndaj “gardianit” shqiptar duke i dhënë hapësirë vetëm në 180 minuta në Seria A dhe 180 të tjera në Europa League.

Ndeshja e radhës për bergamaskët do të jetë ndaj Parmës, teksa strategu i njohur ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë Berishën.

“Me shumë mundësi do e ndryshojmë portierin ndaj Parmës. Tani është radha e Berishës, sepse Gollini i ka bërë shumë ndeshje për Atalantën në këtë sezon”, ishte konstatimi i trajnerit italian para duelit të radhës. Ai ka lënë të kuptohet se Gollini do të vijojë që të jetë portieri titullar në këtë sezon, por do të ketë edhe ai pushim. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?