FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gati rikthimi në Serinë A për De Biasin, ja skuadra që pritet të drejtojë

Crotone është në kërkim të një trajneri të ri, meqë Davide Crotone sot dha zyrtarisht dorëheqjen. Ai i cili po diskutohet si zgjidhës i problemeve të skuadrës italiane është ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Nëse si kuqezi ai ka qenë “shpëtimtari” ynë, duke arritur të na kualifikonte në Kampionatin Evropian të Francës, te Crotone besojnë se italiani mund të jetë akoma më i suksesshëm duke punuar përditë me lojtarët. Kjo është diçka që ai e ka kërkuar gjithnjë.

De Biasi së fundmi u shkarkua nga Alaves në Spanjë dhe u ankua se nuk kishte asnjë kusht për të bërë një punë cilësore. Ndoshta te Crotone mund ta bëjë, edhe pse skuadra ka të njëjtin synim me Alavesin, qëndrimin në elitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atje trajneri do të gjente ish-lojtarin e tij, Arlind Ajetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?