Gega: Duhet të ngremë kokën pas humbjes me Skënderbeun

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega në prag të ndeshjes së javës së 11-të, që do ta vendosë përballë Kamzës. Strategu i njohur ka folur për çështjen Trashi Skënderbeun, por edhe tifozët.

“Humbën fazën e parë në ndeshjen e parë në Korçë në minutën e 92-të dhe gjetëm forcat për të dalë në vend të parë. Gjithsesi jemi po aty, 1 pikë mbrapa. E dimë arsyen pse humbën. E kemi potencialin dhe forcën për t’u ringritur.

Është një humbje, perceptimet janë të ndryshme. Nuk e quaj dramë personalisht. Me çunat kam folur dhe u kam thënë se duhet të ngremë kokën. Humbëm një ndeshje me kundërshtarin që 2 herë e goditi portën. Minutën e 54-tën u bë gjuajta e parë e Skënderbeut. E kemi bagazhin dhe forcën për të treguar potencialin

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Trashit? E thashë edhe përpara ndeshjes. Trashi nuk është larguar por mori një masë disiplinore. Ka mënyrat e tij klubi. Unë e kam konsideruar si krahu i djathtë sepse është lider. Për mua është mbyllur çdo gjë. Stërvitet mirë dhe sillet mirë në stërvitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet pa tifozë? Jam munduar t’i ndjek lajmet dhe patjetër jam pjesë e klubit. Unë ndihem keq sepse është dënuar gjithë sportdashësi i Partizanit. E shoh të paarsyeshme të dënohen të gjithë. Është humbje e madhe për ne. Te Partizani ndihet kjo. Nuk mund të ndërhyj, por mund të them se institucionet tona janë inferiore karshi fqinjëve tanë. Ju e shikoni çfarë ndodh në stadiumet e Ballkanit, digjet flamuri jonë dhe nuk dënohet asnjë fushë”, deklaroi Gega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?