Gega: Fusha nuk është justifikim, me Kastriotin shkojmë me synime të qarta

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli në konferencën e shtypit para ndeshjes ndaj Kastriotit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Gega foli për gjendjen e skuadrës.

Si paraqitet gjendja e ekipit në prag të sfidës me Kastriotin?

Shumë mirë, besoj se gjërat shkojnë mirë. Jemi stërvitur, kemi analizuar ndeshjen e fundit dhe po mundohemi të marrim masat për ndeshjen me Krujën. Duke parë ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut them se janë ekip për tu vlerësuar jo për t’u nënvlerësuar. Në Krujë shkojmë me pikësynim të qartë nuk ka gjë të lehtë pasi çdo gjë është në letra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ketë rotacion?

Swiss Digital Mobile Reklama

Po do ketë. Atanda nuk luan pasi është i skualifikuar për shkak të kartonëve, kemi lojtarë në dispozicion, ata që janë, janë të freskët. Shpresoj të na japin një vrull dhe shtytje më tepër. Jemi “ok” me përbërjen.

Ju shqetëson fusha e Kastriotit?

Të jem i sinqertë asnjëherë nuk kam qenë atje. Kam parë kronikat e ndeshjeve të tjera. Kukësi është ankuar dhe të tjerat janë ankuar, por do të bëjmë atë që të gjithë kanë bërë të tjerat. Është shqetësuese pasi Partizani dhe çdo ekip duan fushë komode të shprehen më mirë teknikisht, por kjo është Shqipëria dhe do përshtatemi. Shkojmë atje, jo për t’i vënë faj fushës, por për të marrë maksimumin.

Sa e vështirë është ta mbash ekipin me këmbë në tokë?

Sot jemi në vendin e dytë me një pikë mbrapa. Jemi ekip kryesues sigurisht. Pikësynimi jonë është mos i ndahemi ekipeve kryesuese dhe do i vlerësojmë të gjitha skuadrat një nga një. Objektivi fillon edhe qartësohet më tepër. Kemi edhe 26 ndeshje. Kur je në vend të parë dhe të dytë me një pikë larg Skënderbeut përgjegjësitë janë të mëdha. Duhet të jemi të qartë të marrim maksimumin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?