Gerrard komenton episodin e dyshimtë: Grezda aktroi, nuk ishte penallti
Eros Grezda dje në mbrëmje u aktivizua në minutat e fundit nga trajneri Gerrard në duelin ndaj Spartakut të Moskës. Ish-mesfushori e pranoi se në pamjet direkte dukej sikur skuadrës së tij ju mohua një penallti pas rrëzimit të Grezdës në zonës, por më pas ndryshoi mendim.
“Dukej si një penallti duke e parë nga fusha e lojës, por nuk kam pasur mundësi për ta parë episodin sërish. Futbollisti ynë (i referohet Grezdës) u rrëzua disi në mënyrë teatrale.
Mediat skoceze shkruajnë se Grezda pas paraqitjes së mirë në minutat e fundit, edhe pse humbi një shans shumë të mirë përballë portierit, mund të luajë titullar në fundjavë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

