Getafe ndal Atleticon e Simeones, rihapet La Liga (VIDEO)
Atletico Madrid bën një tjetër ndalesë në La Liga. Skuadra e Simeones nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën e radhës ndaj Getafes.
Edhe pse luajtën me një futbollistë më shumë pas ndëshkimit të Nyom te Getafe, Los Colchoneros nuk i shfrytëzuan 20 minutat e fundit. Dembele dhe Suarez shpërdoruan shumë përballë portierit Soria, që sonte në mbrëmje ishte fantastik duke ndalur çdo goditje në portën e tij.
Atltetico me këtë ndalesë hap kampionatin, pasi mban kreun me 63 pikë, 6 më shumë se Reali, ndëkrohë që Barcelona mund të shkojë 4 pikë larg nëse do të fitojë ndaj Huescas. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

