FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Giuseppe Marotta shuan zërat: Dybala do të firmosë brenda kësaj jave

Drejtori sportiv i skuadrës së Juventusit Giuseppe Marotta, ka zbuluar se Paulo Dybala shumë shpejt do të vazhdojë kontratën me bardhezinjtë.

Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, Marotta theksoi se brenda javës sulmuesi argjentinas do të rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

“Ne jemi duke biseduar me të, unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem. Zyrtarizmi ndoshta do të bëhet brenda disa javësh. Paulo është i lumtur këtu dhe ne jemi të gatshëm që ta kemi pjesë të ekipit, kjo është arsyeja pse ka çdo mundësi për të ecur përpara së bashku” u shpreh Marotta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane raportuan se Dybala do të largohet nga Juventusi, pas konflikit që pati me trajnerin Massimiliano Allegri, gjatë zëvendësimit në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?